• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Sulmi terrorist në Banjskë, presidenti kroat: Serbia ende nuk është përgjigjur, BE duhet të shtojë presionin

Sulmi terrorist në Banjskë, presidenti kroat: Serbia ende nuk është përgjigjur, BE duhet të shtojë presionin

by albnews
18 October, 2023
in Albania
0
4
VIEWS

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, deklaroi sot në Tiranë se Serbia ende nuk ka dhënë përgjigje konkrete për ngjarjet e Banjskës, të cilën i cilësoi si incidentin më serioz deri tani në rajon.

I ftuar nga Presidenti Bajram Begaj, Presidenti kroat Milanoviç po viziton Shqipërinë, ku dënuan ngjarjet e Banjskës më 24 shtator në veri të Kosovës.

Gjatë takimit në Tiranë, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dënuan sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, si “një sulm kriminal e terrorist”, dhe shprehën shqetësimin mbi përgatitjet dhe armatimin e rëndë ushtarak të përdorura nga grupi terrorist.

Ata theksuan se Bashkimi Europian duhet ta rritë presionin ndaj Serbisë mbi përfundimin e hetimeve dhe nxjerrjen e përgjegjësive për ato ngjarje, që i cilësuan “me ndikim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë e gjithë rajonit”.

Presidenti Milanoviç theksoi se Serbia ende nuk është përgjigjur për ato që ndodhën në Banjskë.

“Ngjarjet në Banjskë paraqesin një incident shumë serioz, ndoshta incidentin më serioz deri më sot. Serbia dhe presidenti Vuçiç na kanë borxh përgjigje konkrete, Kemi fakte dhe dëshmi, dimë për poligonin ku stërviteshin ata njerëz. Vuçiçi nuk është përgjigjur për këtë, dhe duhet të përgjigjet për këtë”, tha zoti Milanoviç.

Kosova akuzon Serbinë për organizimin e sulmit ndaj policisë në fshatin Banjskë në veri më 24 shtator, ku u vra një oficer policie kosovar dhe tre nga sulmuesit.

Beogradi zyrtar mohon çfarëdo lidhjeje me grupin e armatosur që kreu sulmin, përgjegjësinë për të cilin e mori Milan Radojçiç, ish nënkryetar i Listës Serbe, subjektit më të madh politik të serbëve në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian i kanë kërkuar Serbisë bashkëpunim të pakusht në hetimin e sulmit.

Presidenti kroat theksoi se Vuçiç duhet të jetë nën presionin e bashkëbiseduesve legjitimë për të dhënë përgjigje mbi ato fakte të qarta, të cilat i shohin të gjithë.

Ai tha se megjithatë sanksionet ndaj Serbisë nuk do të ndikonin, madje mund të shtynin drejtuesit atje, që të vazhdojnë po ato qëndrime dhe veprime.

“Kroacia ka bërë thirrje të përsëritura për njohjen e Kosovës, respektimin e sovranitetit dhe anëtarësimin e saj në NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Njohja e Kosovës është një temë, që duhet trajtuar nga disa vende europiane dhe më gjerë. Kosova është aty, të gjithë e dinë, por pak e përmendin. Vitet kalojnë, thuhen të njëjtat qëndrime, por asgjë nuk ndryshon me njohjen e Kosovës”, tha Presidenti Milanoviç.

Ndërsa Presidenti Begaj theksoi se Bashkimi Europian dhe NATO duhet të dekurajojnë me vendosmëri qasjen provokative të Serbisë ndaj Kosovës.

“Nuk duhet të vazhdojë më situata eskalim për të de-eskaluar. De-eskalimin e situatës në veri të Kosovës duhet ta bëjnë të dyja vendet, për të ruajtur paqen dhe për të garantuar siguri në rajonin tonë. Dialogu është e vetmja rrugë për të arritur normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe për të arritur njohjen finale dhe padyshim respektimin e minoriteteve sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Presidenti i Shqipërisë.

Të dy presidentët pohuan se dialogu është e vetmja rrugë deri në njohjen e tyre e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës.

Diplomatët perëndimorë janë vënë në përpjekje për të ulur tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë kuadër të dërguarit e posaçëm të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak së bashku me këshilltarët e lartë të udhëheqësve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë pritet të qëndrojnë këtë javë në Kosovë dhe Serbi në përpjekje për të nxitur palët drejt zbatimit marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe aneksi i zbatimit në Ohër në fillim të këtij viti.

Presidenti Begaj theksoi se pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë gjërat nuk janë më si më parë dhe nga ndërmjetësuesit e këtij dialogu duhet të ketë një qasje të re.

“Çdo marrëveshje e nënshkruar në Bruksel, si edhe ajo e dakordësuar së fundmi, dhe anekset e Ohrit, janë të detyrueshme për t’ zbatuar nga të dyja vendet. Dialogu dhe zbatimi i planit europian të paraqitur me anekset në Ohër është zgjidhja për veriun e Kosovës dhe për gjithë marrëdhënien midis Kosovës dhe Serbisë”, tha presidenti i Shqipërisë.

Zoti Begaj foli me shqetësim edhe për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për shkak të pasivimit të adresave të tyre.

Ai theksoi se për shqiptarët e Luginës së Preshevës duhen zbatuar të njëjtat norma europiane, që respektohen për serbët e Kosovës.

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve, tha si, sjell çregjistrimin e tyre, ndaj është një procedurë që shkel të drejtat e njeriut, sepse atyre u hiqet bashkë me adresën, edhe e drejta e votimit, dhe shumë të drejta njerëzore, që lidhen me shëndetësinë, arsimin, investimet.

Previous Post

‘Kam qenë e alkoolizuar në të 20-at e mia’: Adele zbulon se hoqi dorë nga alkooli tre muaj më parë

Next Post

“Kupa u mbush”, Berisha mbledh strukturat në Tiranë, jep direktivat e para: Na kanë përjashtuar nga Parlamenti. Tani nis beteja e re!

albnews

albnews

Related Posts

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve
Albania

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka
Albania

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Next Post
“Kupa u mbush”, Berisha mbledh strukturat në Tiranë, jep direktivat e para: Na kanë përjashtuar nga Parlamenti. Tani nis beteja e re!

“Kupa u mbush”, Berisha mbledh strukturat në Tiranë, jep direktivat e para: Na kanë përjashtuar nga Parlamenti. Tani nis beteja e re!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM