ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 8 hours ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 8 hours ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 13 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 13 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 13 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Sulmi terrorist në veri të Kosovës, tërhiqet Vuçiq: Ata që kanë kryer vepra kriminale do japin llogari

albnews by albnews
2 October, 2023
in Kosova, Technologji
0
Sulmi terrorist në veri të Kosovës, tërhiqet Vuçiq: Ata që kanë kryer vepra kriminale do japin llogari
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se Beogradi do të kërkojë llogari për të gjithë personat që kanë kryer vepra kriminale dhe ndodhen në Serbi teksa u pyet nga gazetarja e CNN mbi autorët e sulmit terrorist serb në veri të Kosovës.

Sipas tij, “prokuroria do të bëjë punën e saj” në lidhje me Milan Radoiçiqin, i cili pranoi përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë në Banjskë.

RelatedPosts

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Vizitë lamtumire e Gjeneral Barduanit, Osmani i jep Medaljen Presidenciale

“Serbia sigurisht që do të kërkojë llogari nga të gjithë personat që kanë kryer vepra kriminale dhe janë në territorin tonë. Ai (Milan Radoiçiq) është gjithashtu i disponueshëm në territorin tonë dhe prokuroria do të bëjë punën e saj”, tha Vuçiq për CNN.

Në një intervistë me Christiane Amanpour, ai tha se raportet e SHBA-së për grumbullimin e pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë Kosovës “nuk ishin plotësisht të sakta”.

Megjithatë, ai tha se numri është zvogëluar dhe se Serbisë nuk i duhen luftëra dhe konflikte me NATO-n, por përkundrazi, i shkon për shtat një prani më e madhe e KFOR-it, veçanërisht në veri.

“Gjithmonë kemi dëgjuar kur partnerët tanë na kërkuan të de-përshkallëzojmë situatën”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë deklaroi se ushtria po monitoron situatën në terren dhe se ka lëvizur forcat pasi “kanë besuar se mund të jetë më e dobishme”.

Ai theksoi se nuk ka firmosur që ushtria të ngrihet në një nivel më të lartë gatishmërie.

“Serbia është vendi i fundit që kishte nevojë për ato incidente në Kosovë, të gjithë mund ta shihnin se Serbia ishte një partner konstruktiv“, tha Vuçiq.

Ai akuzoi Prishtinën se po kryen “spastrim gradual etnik” në veri, për të cilën Amanpour tha se Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk pajtohen me këtë vlerësim.

Ajo i ka kujtuar Vuçiqit se pas negociatave në Ohër, ai ka thënë se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen sepse “i dhemb krahu”, dhe e ka pyetur nëse ka ende dhimbje apo është gati për marrëveshje, për të cilën Vuçiq ka thënë se Serbia është konstruktive.

“Kam bërë gjithçka që u kam thënë miqve tanë nga SHBA-ja dhe BE-ja se do të bëj, dhe ekziston kushtetuta e Serbisë, duhet ta respektoj atë”, tha Vuçiq.

I pyetur nëse mbështet liderin e Republika Srpska Milorad Dodik dhe destabilizimin e Bosnje-Hercegovinës, ai tha se mbështet Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe integritetin territorial të BiH dhe se kurrë nuk e ka vënë në dyshim këtë.

Të dielën e 24 shtatorit një grup terrorist serb i udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq sulmuan Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, ndërsa më pas u strehuan në manastirin e fshatit Banjskë në veri të Kosovës.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për konfliktin në Banjskë duke pretenduar se autoritetet në Beograd nuk kishin asnjë lidhje me të.

Nga ana tjetër, Prishtina ka akuzuar Beogradin se qëndron pas grupit të Radoiçiqit. Madje Policia e Kosovës nxori prova me video se si grupi i tij ishte trajnuar në terrenin ushtarak Pasuljanska Livada në Serbinë qendrore përpara se të kryenin aktin terrorist të 24 shtatorit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result