Sulmohen edhe shtëpitë e lojtarëve të Benficas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtëpitë e disa lojtarëve të Benficas janë vandalizuar disa orë pasi autobusi i kampionit të Portugalisë është sulmuar, pas barazimit pa gola me Tondelan, të enjten mbrëma.

Mediat portugeze kanë raportuar se janë bërë shkrime të ndryshme kërcënuese me sprej në shtëpitë e lojtarëve. Njëra prej shtëpive që janë sulmuar është ajo e mesfushorit të Portugalisë, Pizzi.

Benfica nuk është përgjigjur në kërkesën për koment.

Të enjten mbrëma autobusi i ekipit është sulmuar nga njerëz që kanë hedhur gurë, derisa ekipo po kthehej nga Estadio da Luz për në qendrën stërvitore të klubit.

Mesfushori gjerman, Julian Weigl dhe lojtari serb i krahut, Andrija Zhivkoviq janë dërguar në spital, pasi kanë pësuar plagë nga xhamat e thyer.

Ndeshja e Benficas ishte e para pas rifillimit të edicionit në Portugali.

Ndonëse vetëm barazoi ndaj Tondelas së renditur poshtë në tabelë, Benfica është kthyer në vendin e parë falë goldallimit më të mirë. Por ka dështuar të shkëputet nga rivalja, Porto.

Tifozët e kishin të pamundur të hyjnë në stadium, por ata kanë përshëndetur skuadrën kur arriti në stadium.

Liga portugeze ka dënuar sulmin.

Share This Article