Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se sot në orën 7 e 40 ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës, që kanë qenë duke shkuar për ta realizuar ndërrimin në pikat kufitare.
Ministri Sveçla tha se ky sulm ka ndodhur me granatë dore dhe A 47, si akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policor por dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ai tha se grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme.
Ministri Sveçla bëri të ditur se sulmi i parë ose tentim-sulmi i parë ka ndodhur nëpërmjet vendosjes së iriqëve metalik në rrugë në kohën përfaqësish të njëjtë me të sotmen me qëllim të pamundësohet puna e Policisë dhe të rrezikohet drejtpërdrejtë jeta e policisë.
Sulmi i dytë ka ndodhur duke e gjuajtur me gur Policinë e Kosovës, ndërkaq sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku në afërsi të punktit policor që bën sigurimin e pengesave të rrugëve ilegale janë gjuajtur me armë zjarri.
“Dhe sot drejtpërdrejtë janë goditur dy vetura që transportonin zyrtarët policorë për në pikat kufitare”, tha ministri i Punëve të Brendshme.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti i ka quajtur të orkestruara sulmet që ditëve të fundit nga persona ende të panjohur janë bërë ndaj zyrtarëve të policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës.
Mehmeti ka sqaruar në detaje për katër sulmet që policia e Kosovës ka marrë së fundmi.
“Prej datës 13 e deri më sot kemi pasur sulme te organizuara e të sinkronizuara ndaj policisë së Kosovës. Vendet ku janë ba sulmet janë shumë afër njëra tjetrës. Kjo na bën me dije se kjo ka të bëjë më një grup të organzimum që dëshiron ta pengojë policinë e Kosovës dhe t’i pengojë aksionet tona.
Me datë 13.4.2022 rrëth orës 07:30 në magjistralen Mitrovizë-Zubin Potok, policia e Kosovës ka hasur në rrugë një metal që shërbën për t’i penguar automjetet. Të njejtën ditëe 21: 45 njësia e policisë Kufitare në fshatin Davidovc pasi e kreu ndërrimin është sulmu automjeti i aptrollës me gurë.
Sulmi i tretë në vendin që quhet Pragovës janë dëgjuar 4 ose 5 rafale të shkurtra diku rreth 30 fishekë. Gjuajtjet kanë ndodhur ne distancë 200-300 metra. Sot në 7:40 janë sulmua automjetet e blinduara. Në vendin e ngjarjes deri më sot janë gjetur gëzhojat”, ka sqaruar Mehmeti për sulmet.