Sulmohet ambasada e Turqisë në Greqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada turke në Athinë është sulmuar me bojë të kuqe gjatë ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në një moment delikat, teksa dy vendet janë në një konflikt të ashpër sa i përket çështjes në Mesdheun Lindor.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 4:20 në rrugën Vassileos Georgiou, pak para kryqëzimit me Rigillis, ku ndodhet ndërtesa e ambasadës turke.

Siç raportojnë edhe mediat greke pranë ndërtesës së ambasadës turke në Athinë është hedhur bojë e kuqe.

Policia greke ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për gjetjen e autorëve.

Share This Article