Dy raketa shpërthyen pranë një baze ushtarake në Irak që strehon një numër të madh trupash amerikane por edhe ndërkombëtare.
Sipas të dhënave paraprake, disa ushtarë mbetën të plagosur si pasojë e Katjushave që ranë në bazën amerikane të Ain al-Assad.
Sulmi erdhi vetëm disa momente pasi sekretari amerikan, Antony Blinken deklaroi se Lindja e Mesme ndodhet në një moment kritik pas vrasjes së drejtuesve të lartë të Hamasit dhe Hezbollahut.
Zyrtarë amerikanë konfirmuan për mediat se raketat kishin rënë pranë bazës, teksa po bëhet një verifikim i dëmeve që kanë shkaktuar.
Deri në këto momente asnjë grupim nuk e ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmi.