Sulmohet baza ushtarake, në gatishmëri 850 ushtarë gjermanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Terroristët sulmuan të premten një bazë ushtarake të Malit pranë qytetit verilindor të Gaos, duke nxitur qindra trupa gjermane të vendosura aty pranë, për të marrë masa mbrojtëse, njofton ATSH.

Incidenti ndodhi rreth 1,5 kilometra larg një kampi fushor, ku janë vendosur rreth 850 ushtarë gjermanë.

“Pasi u dëgjuan tre shpërthime, kontingjenti u zhvendos në objektet mbrojtëse të kampit”, tha një zëdhënës i Bundeswehr-it, duke shtuar se nuk dihej ende nëse kishte trupa gjermane të plagosur.

Mali, me një popullsi prej rreth 20 milionë banorësh, është përfshirë nga tri grushte shteti ushtarake, që nga viti 2012 dhe situata e sigurisë në veri është jashtëzakonisht e paqëndrueshme.

Grupet islamike, disa prej të cilave janë aleate me al-Kaedën dhe milicinë e Shtetit Islamik, po përhapen në Mali dhe shtetet fqinje.

Që nga grushti më i fundit në maj 2021, vendi i Afrikës Perëndimore është udhëhequr nga një qeveri ushtarake e cila po kthehet gjithnjë e më shumë drejt Rusisë.

Në mes të qershorit, qeveria ushtarake kërkoi tërheqjen e të gjithë 12 000 paqeruajtësve të OKB-së, deri në fund të vitit. 

Share This Article