Sulmohet faqja zyrtare e FSHF-së, akuzë për përfshirje të politikës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit (fshf.org), nuk është funksionale momentalisht. FSHF-ja ka thënë se faqja e saj në internet është sulmuar dhe se ka të bëjë me politikën. Në ditët e fundit ka pasur një konflikt të madh të drejtuesve të FSHF-së me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike”, ka njoftuar FSHF-ja. “FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit”.

FSHF-ja së shpejti do të mbajë zgjedhjet për president.

Share This Article