Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u sulmua në shtëpinë e çiftit në San Francisko të premten herët në mëngjes, tha zyra e kryetarit demokrat në një deklaratë. Ai pritet të shërohet plotësisht, bën të ditur CNN.
Drew Hammill, një zëdhënës i Nancy Pelosi, tha se sulmuesi është në paraburgim dhe një motiv është duke u hetuar. Nancy Pelosi nuk ishte në San Francisko në atë kohë.