Një bar në Dublin në pronësi të Conor McGregor ishte objektivi i një sulmi me kokteje molotovi.
Është lokali Black Forge Inn në rrugën Drimnagh, ku u hodhën dy kokteje molotovi mbrëmjen e së mërkurës. Mediat lokale raportuan se dy burra u shfaqën me skuter në pijetore. Disa media britanike raportojnë se McGregor ishte në bar nw momentin kur dy personat kryen aktin, ndërsa të tjera pretendojnë se ai ishte larguar para sulmit.
“Dy persona u shfaqën me skuter pranë lokalit dhe hodhën nw bar dy koktej molotovi”, tha burimi.
Dy bomba thuhet se janë lënë pranë lokalit dhe policia ka nisur hetimet.
McGregor e bleu pijetoren në vitin 2019 për 2 milionë paund.