Sulmohet policia në Teksas, vritet 1 polic, 4 të tjerë plagosen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një agjent policie humbi jetën dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një përleshje të armatosur që ndodhi në Teksas.

Efektivët shkuan menjëherë në vendngjarje pas të dhënave për një person të armatosur në qytetin teksan të Levelland, por hasën në sulmin paralajmërim të agresorit që ishte fshehur në banesën e tij.

Një prej policëve humbi jetën si pasojë e plagëve të marra ndërsa 4 të tjerë ndodhen në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike.

Në vendngjarje kanë shkuar dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë SËAT dhe prej disa orësh dëgjohen të shtëna sporadike.

Share This Article