Luftëtarja irlandeze e arteve marciale të përziera (MMA), Sinead Cavanaugh është arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi sulmoi oficerët e policisë që u përpoqën ta largonin nga një fluturim i Ryanair për në Dublin. Piloti i telefonoi autoriteteve pasi ekuipazhi nuk ishte në gjendje të kontrollonte “sjelljen e saj të dhunshme”. Arrestimi i Kavanaugh u bë të hënën në mbrëmje, ndërsa aeroplani po përgatitej të ngrihej nga ishujt Gran Canaria.
Luftëtarja e MMA-së e kaloi natën në paraburgim përpara se të paraqitej në gjykatë të martën. Sipas mediave spanjolle, oficerët e policisë që u përpoqën ta largonin Kavanaugh janë në pushim mjekësor për shkak të lëndimeve të tyre gjatë përplasjes me sportisten. 39-vjeçarja, e cila është mike me yllin e MMA-së Conor McGregor, thuhet se është liruar me kusht në pritje të një hetimi në vazhdim.




