Sulmuesi i përgjigjet policisë: Betohem për Allahun nuk keni parë asgjë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Betohem për Allahun se ju nuk keni parë asgjë prej nesh”, me këto fjalë i është përgjigjur një prej autorëve të ngjarjes së rëndë me të paktën 3 viktima në Vjenë një publikimi të policisë në Twitter.

Kujtojmë se mbrëmë, rreth orës 22:00, në distriktin e parë të Vjenës ka ndodhur një sulm me armë, nga ku raportohen për viktima, mes të cilëve edhe një polic, ndërsa raportohet për 15 të plagosur.

Ka mbetur i vrarë njëri prej autorëve të sulmit, ndërkohë që tjetri është larguar.

Policia është në kërkim të autorit tjetër, që mendohet se është personi që i është përgjigjur policisë ne Twitter.

Nuk ka ende një  konfirmim zyrtar për një sulm terrorist apo nëse ky sulm lidhet me sinagogën aty pranë.

Postimi i policisë në Twitter dhe reagimi
Share This Article