Sulmuesi Myrto Uzuni largohet nga grumbullimi i Kombëtares…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lajm I hidhur për Kombëtaren dhe trajnerin Sylvinho. Sulmuesi Myrto Uzuni është larguar nga grumbullimi I kuqezinjve për shkak të një dëmtimi të pësuar.

Uzuni u stërvit gjatë gjithë kohës në mënyrë të veçuar, por në fund nuk ia doli që të ishte gati për ndeshjet miqësore që Kombëtarja do të zhvillojë me Kilin (22 mars në Parma të Italisë)dhe me Suedinë (25 mars në Stokholm).

Sulmuesi kuqezi Myrto Uzuni do të kthehet në Spanjë, për t’u bashkuar me skuadrën e Granada-s gjatë orëve në vijim.

Share This Article