Sulmuesi vret dy punëtorë të postës në ShBA dhe pastaj qellon veten

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy punëtorë të shërbimit postar amerikan u vranë të martën, ndërsa një person tjetër, i identifikuar si sulmues, vdiq nga plaga e vetëshkaktuar me armë, njoftoi FBI-ja.

Të shtënat ndodhën në zyrën postare në Orange Mound dhe Departamenti i Policisë në Memphis është duke asistuar për ta siguruar perimetrin e sigurisë, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

Shërbimi Inspektues Postar i tha televizionit “Fox News” se të shtënat ndodhën në ndërtesën e quajtur “East Lamar Carrier Annex”, transmeton Gazeta Express.

FBI-ja tha se sulmuesi ka vdekur nga plaga e vetëshkaktuar me armë. Policia tha se nuk ka rreziqe aktie dhe se zona është siguruar.Reklamë

Përmes një deklarate, Shërbimi Postar shprehu pikëllim për ngjarjet që ndodhën në Memphis. “Mendimet tona janë me familjarët, miqtë dhe kolegët e individëve të përfshirë”, thuhet në reagim.

Share This Article