Sunak-Braverman, komplotistë për largimin e Truss?

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Do e shkarkoni Suella Braverman nga posti i ministres së Brendshme, apo jo?

Një pyetje e thjeshtë e bërë ndaj kryeministrit të sapozgjedhur britanik, Rishi Sunak, pasi ky i fundit mori kreun e konservatorëve dhe mandatin, me bekimin e Mbretit Charles III, pas dorëheqjes së Liz Truss nga posti.

Në fakt, përpara Truss, ka qenë pikërisht ministrja e Brendshme, Suella Braverman, ish-kryeprokurorja britanike, ajo e cila e pati dhëne dorëheqjen, për shkak të një “gabimi teknik” që kishte kryer, me përdorimin e email-it personal, për të bindur disa deputetë t’i bashkohen ndryshimeve ligjore të një pakete, që ministrja donte të propozonte.

E gjithë çështja, vinte erë që më 19 tetor, kur Braverman u dorëhoq.

Arsyeja u duk thjeshtësisht…banale?

Shumëkush mendonte tërheqja nga karrigia kryeministrore, mundej edhe të evitohej.

Mirëpo, në kushtet e tërheqjes së Truss, “forfait”-i i Braverman u pa si akti i fundëm, i cili e çoi ish-kryeministren në largimin nga Downing Street, vetëm 45 ditë pas marrjes së mandatit (kryeministrja më jetëshkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar).

Fati i ish-ministres, u pa i lidhur me atë të kancelares…deri kur u pa sërish në dyert e Downing Street, të martën e 25 tetorit, menjëherë pasi Rishi Sunak mbajti fjalën e parë si kryeministër.

Po, është e vërtetë dhe dyshimet, u ngritën pikërisht aty.

Do e shkarkoni Suella Braverman nga posti i ministres së Brendshme, apo jo?

Kjo pyetje, nuk u bë vetvetiu, por u ngrit nga eksponentë të Partisë Laburiste, gjatë debatit të parë në Dhomën e Përfaqësuesve në Britani.

“Mban era ujdi mes jush këtu kryeministër. Na tregoni si qëndron e vërteta!”, iu drejtua Sunakut Ian Blackfort, parlamentar laburist.

“Konspiracioni”, vijon edhe më tej në radhët e laburistëve, duke përmendur edhe origjinën indiane të Sunak dhe Braverman, si pjesë e komplotit.

Me rikthimin e kësaj të fundit, dyshime të shumta ngjallen për “lojën e pastër” brenda konservatorëve, pasi Truss, e mposhti Sunakun në garën e zhvilluar dy muaj më parë.

Nga ana tjetër, mbështetja e kryeministrit të ri nga vetëm 185 deputetë konservatorë prej mbi 400, pa zhvilluar raund votimesh në bazë (ashtu si ndodhi me rastin Truss), i shton edhe më tej dyshimet dhe një hetim konkret, po kërkohet nga kundërshtarët e Qeverisë.

Sipas tyre, varianti i shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, është i vetmi i pranueshëm.

Ndërsa, Sunak, nëse do ta shkarkojë apo jo Braverman-in, koment nuk ka…të paktën deri tani.

Por, nëse “era e ujdisë” që ndihet, vërtetohet, Britania mund të ketë nevojë për një kryeministër të katërt, brenda pak muajve.

Share This Article