Sunak gëzon indianët: Pas 3 shekujsh koloni angleze, tani është radha jonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk janë vetëm indianët e Britanisë që po festojnë caktimin e Rishi Sunak si kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar.

Në Indi, ardhja e tij në pushtet është mirëpritur nga politikanët dhe qytetarët.

“Jam shumë i gëzuar që Rishi Sunak është bërë kryeministër. Britania e Madhe qeverisi Indinë për më shumë se 300 vjet, ndërsa tani një indian do të udhëheqë Mbretërinë e Bashkuar. Jam shumë entuziast për këtë”, thotë një burrë.

“Britanikët na sunduan për qindra vjet, ndërsa tani indianët do të qeverisin Britaninë për 200 vitet e ardhshme”, shprehet një tjetër.

Shumë indianë shpresojnë gjithashtu se Sunak si kryeministër do të çojë përpara marrëveshjen tregtare Britani-Indi.

Share This Article