Shëndeti i kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili është infektuar nga COVID-19 dhe në kujdesin intensiv që nga e hëna, po përmirësohet, njoftoi sot ministri i Financave, Rishi Sunak, në konferencën e përditshme të qeverisë.
“Lideri konservator është ende në kujdes intensiv, por gjendja e tij është duke u përmirësuar, ai mund të rrijë i ulur në shtrat dhe të flasë me mjekët”, tha ministri Sunak.