Bizneset e mikpritjes, kohës së lirë dhe akomodimit që veprojnë nën kufizimet e “nivelit 2” prej Covid-19 do të marrin grante parash nga qeveria si pjesë e zgjerimit të mbështetjes financiare për të ndihmuar britanikët “gjatë muajve të vështirë të dimrit”.
Kancelari Rishi Sunak njoftoi se kompanite në zonat e “nivelit me te larte të alarmit” nga koronavirusi, do të kene mundesi te aplikojnë për grante me vlerë deri në £2,100 në muaj.
Skema e cila do të hyjë në fuqi në 1 nëntor – është ndryshuar, që do të thotë se bizneset do të duhet të paguajnë vetëm 5% të orëve të papunuara, në vend të 33% qe ishte me pare.
Do të thotë nëse dikush do të paguhet 587 £ për orët e tyre të papunuara, qeveria do të kontribuoje 543 dhe punëdhënësi i tyre vetëm 44.
Skema e Mbështetjes per te vetëpunësimit është duke u dyfishuar nga 20 për qind në 40 për qind, që do të thotë brenda tre muajve, granti maksimal do të rritet nga £1,875 në £3,750.
Skema e rritur e mbështetjes per te vetëpunesuarit vlerësohet të sigurojë një mbështetje të mundshme deri ne 3.1 miliardë £. Një grant tjetër tre mujor do të jetë në dispozicion ne vazhdim per periudhen Phkurt – Prill.
Thesari vlerëson se nga grantet e biznesit të “Tier 2” mund të përfitojnë rreth 150,000 biznese në Angli, duke përfshirë hotele, restorante, B&B dhe shumë biznese te tjera, të cilëve ligjërisht nuk u kërkohet të mbyllen, por megjithatë janë ndikuar negativisht nga kufizimet lokale.
Kancelari Sunak tha: “Unë gjithmonë kam thënë që ne duhet të jemi të gatshëm të përshtatim mbështetjen tonë financiare ndërsa situata evoluon, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë sot.
“Këto ndryshime nënkuptojnë që mbështetja jonë do të arrijë ne shumë më tepër njerëz dhe do të mbrojë shumë më shumë punë.”