Kryeministri britanik, Rishi Sunak shpalli sot planin me pesë pika për të luftuar emigracionin e paligjshëm.
Ai theksoi se është “e padrejtë” që njerëzit të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht dhe “e padrejtë” që ata që shkojnë nga vende të sigurta të zënë vend në sistemin e azilit duke kërkuar strehim.
Sunak shtoi se “shtetet armiqësore” po përdorin migrimin si armë në kufirin e Evropës, ndërsa efektet e ndryshimeve klimatike po i bëjnë më shumë vende “të pabanueshme”
Sunak: Shumë nga përfituesit e bujarisë së Mbretërisë së Bashkuar nuk janë njerëzit që ikin nga lufta ose persekutimi, por njerëzit që vijnë nga vende të sigurta, ose që udhëtojnë përmes kombeve të sigurta.
Pesë pikat e Sunak janë:
Një marrëveshje me Shqipërinë, që përfshin oficerët e HOme Office në Aeroportin e Tiranës, duke qenë se Britania e fut Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta. Do të ngrihet një njësi e re me më shumë se 400 specialistë.
Një komandë operacionale e re, e unifikuar për të parandaluar përpjekjet për të kaluar kanalin me gomone.
10,000 hapësira për të strehuar emigrantët, përfshirë ndërtesat e papërdorura të pushimeve, ish-sallat e studentëve dhe objektet ushtarake që nuk janë aktive.
Numri i punonjësve për çështjet e azilit do të dyfishohet dhe sistemi do të ripërpunohet për të shkurtuar sasinë e kohës që duhet për të përpunuar kërkesat. Sunka ka premtimtuar se ngarkesa e mbetur do të hiqet deri në fund të vitit të ardhshëm.
Sunak shton se qeveria planifikon të rifillojë fluturimet për në Ruandë sapo të mbarojnë sfidat ligjore me të cilat po përballet vendi.
Ai theksoi se legjislacioni i ri do të nxirret vitin e ardhshëm duke dhënë mesazhin se njerëzit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nuk do të mund të qëndrojnë, ndërsa do të kthehen ose në vendin e tyre të origjinës, ose në një vend të tretë “të sigurt”.
Top Channel