Sunderland i Granit Xhakës frenon dhe Arsenalin; barazim 2-2 në frymën e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sunderlandi këtë sezon i ka befasuar të gjithë në Premier League. Skuadra e Granit Xhakës këtë radhë arriti të frenojë Arsenalin duke barazuar në 2-2 në një sfidë ku mesfushori shqiptar këtë radhë shkoi në Londër si kundërshtar i Topçinjve.

Ekuilibri në rezultat rezistoi vetëm 36 minuta kur Sunderland zhbllokoi rezultatin me Ballard që shënoi pas një asisti të Mukiele. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të skuadrës vendase, ndërkohë që Xhaka e pa veten të ndëshkohej me karton të verdhë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Arsenali arriti të rikthejë ekuilibrin teksa në minutën e 54 barazoi rezultatin në 1-1 me Bukayo Saka që shënoi në minutën e 54.

Njëzet minuta më vonë, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta përmbysi gjithçka teksa shënoi golin e avantazhit 2-1 me golin e Trossard që shënoi pas një asisti të merinos.

U duk se Arsenali do të merrte maksimumin edhe nga kjo ndeshje, por Sunderland kishte të tjera plane teksa në minutën e 94 barazoi në 2-2 me Brobbey që shënoi pas një asisit të autorit të golit të parë, Ballard. Pas këtij barazimi Arsenal shkon në 26 pikë, ndërsa Sunderland në 19 pikë

Share This Article