Sunny Hill Festival do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot së bashku me Dukagjin Lipen, kanë nënshkruar një marrëveshjen, për të cilën është diskutuar muaj më parë.

Marrëveshja ka bërë të mundur që edicionet e ardhshme të Sunny Hill Festival të realizohen në Qendrën e Panaireve në Bernicë.

Lajmin e bëri të ditur Ministri Shala përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook. Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë.

”Sot, kam nënshkruar marrëveshje me “Sunny Hill Festival”, duke bërë realitet premtimin e dhënë muaj më parë dhe duke dëshmuar që promovimi i turizmit kulturor vazhdon të mbetet njëri ndër prioritet e mia.

Përmes kësaj marrëveshje, nga sot e tutje, organizimi i festivalit më të madh rajonal dhe me bujë ndërkombëtare, do të bëhet në Qendrën e Panaireve në Bernicë.

Kjo qendër është njëra ndër investimet e Shtetit tonë, që është shfrytëzuar minimalisht deri më tani, por kjo po ndryshon.

Të gjitha investimet e vendit tonë duhet të shfrytëzohen nga qytetarët për qytetarët dhe në të mirë të vendit.

Ne duhet të jemi Bashkë për Shtetin tonë!

Share This Article