Supë me krimba për foshnjat, ja si i ushqente sisitemi i Enver Hoxhës të internuarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për trajtimet mizore që i bëheshin të internuarve nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Një letër e publikuar ka treguar se si keqtrajtoheshin dhe ushqeheshin të dënuarit e kampit të Tepelenës, shumica prej tyre fëmijë.

“Të internuarve përveç bukës tu jepet edhe një kg supë në ditë.  Kjo fjali, në vendimin e Këshillit të Ministrave me numër 476 i datës 5.10.1949″ i vendos vulën kushteve të mjerueshme me të cilat përballeshin të internuarit atë kohë.

Një prej vendeve ku të internuarit shkonin ishte Tepelena, ku shumica që ishin aty ishin fëmijë dhe foshnja.

Shkresa e firmosur nga Enver Hoxha nuk lë vend për ekuivoke. Ajo vërteton se deri në këtë periudhë, pra deri në tetor 1949 të internuarve në këto kampe me tela me gjemba ju jepej vetëm bukë thatë.

Në menunë e këtyre fatkeqëve, diktatori shton edhe një 1 kg supë në ditë, ku sipas dëshmive të mbijetuarve, në këtë supë kishte vetëm ujë dhe ndonjë kokërr fasule a bullguri me krimba.

Share This Article