Superkupa e Italisë/ “Derbi” zikaltër dhe një klasike në gjysmëfinale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas fitores së Kupës së Italisë nga Juventusi, që triumfoi 1-0 në finalen e Romës kundër Atalantës, është përcaktuar tabela e dueleve gjysmëfinale të Superkupës.

Pjesëmarrës janë Interi si kampion Italie, Milani si nënkampion, por edhe dy finalistët e Kupës: Juventusi dhe Atalanta.

Në gjysmëfinalen e parë do të ndeshen Interi me Atalantën e Berat Gjimshitit, teksa dueli tjetër gjysmëfinal është Milan-Juventus.

Kompeticioni i Superkupës do të zhvillohet gjatë janarit të vitit të ardhshëm në Arabinë Saudite.

Nëse 90 minutat e gjysmëfinaleve do të mbyllen në barazim, skuadrat do iu drejtohen menjëherë penalltive.

Juventusi është ekipi rekordmen i Superkupës me 9 suksese.

Zikaltrit e Interit ndjekin me 8.

Më pas Milani me 7 trofe, ndërkohë që Atalanta do të garojë për fitimin e trofeut të parë në histori.

Share This Article