Superkupa e Italisë zhvillohet më 20 janar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndeshja për Superkupën e Italisë do të zhvillohet më 20 janar dhe nuk do të ketë shtyrje.

Këtë e ka konfirmuar shefi i Serie A, Luigi De Sievro, të martën për mediat italiane.

Ishte raportuar se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis donte që kjo ndeshje të shtyhej për në muajin maj, megjithatë një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Madje, sipas Luigi De Sievros, deklarimi i De Laurentiisit ka qenë vetëm provokim.

Ndeshja Juventus – Napoli do të luhet në terren neutral, saktësisht në stadiumin “Mapei” të Sassuolos dhe i takon edicionit të kaluar.

Në vitet e fundit, dueli i Superkupës ku takohen fituesi i titullit të Serie A me fituesin e Kupës, ishte luajtur jashtë Italisë. Por shkaku i pandemisë u vendos që kësaj radhe të zhvillohet brenda shtetit italian.

Share This Article