Superkupa e Spanjës sërish në Arabinë Saudite

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Superkupa e Spanjës, që nga viti i kaluar po luhet me format të ri – do të zhvillohet sërish në Arabinë Saudite.

Federata e Futbollit të Spanjës ka mbyllur programin për Superkupën, që për herë të dytë me radhë do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

‘Final Four’ do të luhet në janar të vitit 2021, mes 13 dhe 16.

Të mërkurën, me 13 janar do të luhet gjysmëfinalja e parë, 24 orë më pas edhe gjysmëfinalja e dytë – derisa të shtunën, me 16 janar, është programuar të luhet finalja.

Real Madridi dhe Barcelona do të marrin pjesë si kampion dhe nënkampion, derisa Athletic dhe Real Sociedad si finalist të Copa del Rey.

AS raporton se ndeshjet do të zhvillohen me tifozë në stadium. 

Share This Article