Supermarketet britanike nisin racionimin e frutave dhe perimeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Supermarketet e mëdha në Britani kanë nisur sot çuditërisht racionimin e shitjeve të frutave dhe perimeve kryesore, duke dhënë si arsye motin e keq në Spanjë e në veri të Afrikës, teksa qeveria tha se shkurtimet mund të zgjasin një muaj.

CNN shkruante se supermarketi më i madh britanik Tesco kishte kufizuar numrin e pakove të domateve, specave e kastravecave, në tre për çdo klient.

Ndërsa rrjeti Asda tha për CNN se po kufizonte shitjet e disa artikujve ushqimore në tre pako për klient, ku gjithashtu përfshiheshin domatet, kastravecat, specat dhe sallata jeshile.

Supermarketet Morrisons kishin vendosur një tavan prej dy pakosh për person për domatet, specat, kastravecat dhe sallatën jeshile, ashtu si dhe supermarketi ekonomik gjerman Aldi, që kishte vendosur kufirin prej tre pakosh për person për të njëjtat artikuj në Britani.

“Na kanë thënë se furnizuesit po punojnë me supermarktet … na kanë thënë se ka një çështje që mund të zgjasë për disa javë,” tha Thérèse Coffey, ministrja e mjedisit dhe ushqimit.

Asda, Morrisons e janë respektivisht supermarketet e 3-të, të 4-rt dhe 5-të më të mëdhenj në Britani.

Ndërsa supermarketi disi më i shtrenjtë Sainsbury’s (JSAIY), i dyti më i madh, tha se nuk kishte në plan racionime.

Zhvillimi vjen teksa konsumatorët britanikë po përballet me rritjet më të mëdha të çmimeve në disa dekada, që kanë përkeqësuar kostot e jetesës.

Share This Article