Surpriza në NBA, humbasin Celtics e Bucks, rikthehen Clippers 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndeshjet e fundit në NBA kanë dhuruar disa surpriza. Boston humbet 133-131 ndaj Indiana në një përballje mes ekipeve rivale në Konferencën e Lindjes. Gjithsesi, Celtics ruajnë kreun e renditjes në këtë kah të NBA.

Brown realizoi 40 pikë për Boston por që nuk mjaftuan, ndërsa për Pacers 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku Mathurin me 26 pikë ishte më i miri. Indiana ngjitet në vendin e pestë dhe qëndron mes ekipeve të zonës play-off.

Befason edhe skuadra e Utah Jazz, që fitoi 132-116 në fushën e Milwaukee, një tjetër skuadër pretendente në Lindje. Pesë lojtarë për miqtë realizuan mbi 19 pikë, duke e bërë të pavlefshme “triple double” të Antetokounmpo, që shënoi 25 pikë, 10 rebound dhe 11 asist). Po në Lindje, pas kohës shtesë fiton Chicago Bulls, që mundi 119-112 Charlotte Hornets, sfidë ku u ndallua Coby Ëhite me 27 pikë.

Në Perëndim, Clippers rikthehen te fitorja pas humbjes në derbin e Los Angeles, duke mposhtur 138-111 Phoenix Suns. Vendimtar stoli i Clippers, nga ku erdhën 44 pikë, ndërsa 30 pikët e Kevin Durant mbetën për statistikë.

Share This Article