Surprizon Tomas Myler: Pa Nojerin, një m*t fitonim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tomas Myler iu rezervua pozita e titullarit në takimin hapës të Bundesligës për vitin 2024. Futbollisti 34-vjeçar mbeti në linja të thjeshta për sa i përket interpretimit të lojës. Megjithatë, ai ka dashur ta largojë “perden” e fitores së pastër 3-0 karshi Hofenhamit, duke ia adresuar meritat Manuel Nojerit:

“Kurrsesi s’mund ta pranoj se ishim 90’ perfekte nga ana jonë. Demonstruam elementë që janë mjaft të rëndësishëm mbi vazhdimësinë, ama mungesa e të luajturit lirshëm u ndie. Stononim në momente specifike. Nuk kam dyshim se pjesa e parë ishte dukshëm më e volitshme për ne, sesa 45’ e dyta. Madje, u nevojit pritja vendimtare e Manuel Nojerit në rastin kundër Kramariç.

Nëse ai gol do të ishte shënuar, rezultati me shumë gjasa do të ishte m*t për ne. Pritja decizive e portierit mbajti në lojë epërsinë e shifrave. Është e rëndësishme që do shkojmë në kampin stërvitor me fitore, çka ndihmon në mbizotërimin e frymës pozitive”, tha Tomas Myler. Bajern ka zbarkuar në Portugali, ku do të kryejë përgjatë 5 ditëve minifazën përgatitore, përpara duelit ndaj Verderit në datën 21 janar.

Share This Article