• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Surroi: Ka paralajmërim rikthimi “gjeneralësh më të mirë” amerikanë në dialog

Surroi: Ka paralajmërim rikthimi “gjeneralësh më të mirë” amerikanë në dialog

by albnews
6 June, 2023
in Kosova
0
2
VIEWS

Publicisti Veton Surroi, duke folur për marrëdhëniet Kosovë-SHBA, tha se ka vetëm një të vërtetë. “Kosova është vendi më pro amerikan në botë”, tha ai dhe, sipas tij, “kjo nuk lëvizë”.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për pro ose kundër amerikanizmit kur vjen çështja tek pyetja se “si të bëhet shtendosja e situatës?” dhe jo tek ajo “a duhet të bëhet shtendosja e situatës?”.

“Pra pyetja është se si të bëhet dhe jemi në situatë ku përgjigja e Kosovës duhet të jetë po apo jo kushteve, sepse këto kushte janë të përbashkëta”, tha Surroi. në intervistë për RTK.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë rast kur liderët e Kosovës kanë pasur përplasje verbale me zyrtarë të lartë amerikanë sikurse kryeministri Kurti i cili deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit e cilësoi si “naive”, publicisti Surroi tha se në këtë rast “nuk ka qenë përzgjedhja më e mirë e fjalëve”.

Ai tha se ka pasur përplasje edhe më herët në nivele tjera si në konferencën e Rambujesë. “Por duhet tejkaluar çdo hapësirë mëdyshjeje që ekziston mes nesh dhe SHBA-së”, tha Surroi, duke shpjeguar se rezultatet më të mëdha kanë qenë kur ka pasur sinqeritet më të madh.

Duke folur për çështjen e Asociacionit, Surroi tha se është përtej imagjinatës së tij se si Asociacioni mund ta largojë ndikimin Serbisë në Kosovë.

“Mendoj se përkundrazi, ajo çfarë na duhet është të krijojmë marrëdhënie të tilla me Serbinë, natyrisht jo në këtë gjendje fare është sot, një formë të partneritetit që të kenë të drejtën legjitime të kujdesit për popullatën serbe, kulturën serbe, praninë historike religjioze serbe këtu, duke respektuar në tërësi sovranitetin Kosovës”, tha Surroi, duke shtuar se në të njëjtën mënyrë edhe “Kosova të ketë të drejtën që të kujdesët për lidhjen historike që ka me qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës”.

 “Kjo edhe në ruajtjen fizike të qytetarëve shqiptarë në Luginë të cilët kanë pësuar një spastrim të heshtur nëpërmjet çregjistrimit”, tha Surroi, duke e konkluduar se çështjet janë më të ndërlikuara sesa që ka mundësi t’i zgjidhë një dokument apo një tjetër.

Surroi tha se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë është dashur të arrihet në pranverë të këtij viti, por megjithatë nuk ndodhi.

“Një investim shumë i madh politik i Gjermanisë e Francës, degradoi tek një moment ku pranohet që njëra palë të konsiderojë marrëveshje e tjetra të mos e konsiderojë marrëveshje. Momenti kur është marrëveshje që quhet dypalëshe e njëra palë thotë se nuk ka marrëveshje, atëherë nuk ekziston marrëveshja”, tha ai.

Publicisti deklaroi se Kosova duhet t’i zbatojë të gjitha pikat e asaj marrëveshje.

 “Por ajo marrëveshje a vlen për Serbinë apo jo, sepse nëse nuk vlen për Serbinë, përse duhet zbatuar kjo pjesa tjetër e marrëveshjes”.

Në këtë rast, Surroi tha se “nuk ka marrëveshje të normalizimit por kjo është marrëveshje e abnormalizimit”.

Duke folur për trajtim jo të barabartë në bisedime mes Kosovës e Serbisë, Surroi tha është identifikuar si më lehtë e drejta e ushtrimit të shtypjes ndaj Prishtinës sesa ndaj Beogradit.

“Ndaj Beogradit është një politikë tjetër sepse Prishtina është e orientuar drejt perëndimit. Në mendjen e Prishtinës është integrimi euro-atlantik e në atë të Beogradit është mendim i ndarë mes lidhjes me Rusinë, Perëndimit, Kinës etj”.

Megjithatë, ai tha se nuk ka nevojë të krijohet një komunikimi i atillë që për të kënaqur pesë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duhet adaptuar komplet politika e jashtme evropiane ndaj Kosovës e Serbisë.

 “Ky është problem që ekziston i vendimmarrjes brenda BE-së dhe debat i madh brenda BE-së për atë se a do të ketë votim të shumicës së kualifikuar për politikë të jashtme apo konsensus i plotë”, tha Surroi.

“Nëse mbet konsensus i plotë, atëherë vende të ndryshme mund të diktojnë politika që janë në disfavor të Kosovës”.

Sidoqoftë, duke iu rikthyer situatës së fundit në Kosovë, Surroi tha se ka paralajmërime serioze të rikthimit të SHBA-së në këtë proces të dialogut.

“Mos e merrni vetëm vizitën e Escobarit, por mendoj se edhe brenda administratës amerikane ekziston një rivlerësim i situatës, sepse ky proces po shkon shumë ngadalë me këtë ndërmjetësim dhe ka nevojë për energji plotësuese”, tha ai.

Duke e përshkruar këtë ai tha se në këtë aspekt, duke folur në terma ushtarak, nuk bëhet fjalë për “artileri tjetër”, sesa që bëhet fjalë për “gjeneralë më të mirë”.

Kurse sa i përket diskursit të Mbretërisë së Bashkuar tha se ata kanë pasur gjithnjë një politikë të veçantë dhe se fatkeqësisht kanë dalë nga BE.

Previous Post

Saint Louis/ “Iliria” organizoi festën e abetares dhe mbylljen e vitit shkollor

Next Post

Çmenduria nga Arabia Saudite: Miliarda euro në vitet e ardhshme për të tërhequr emrat më të mëdhenj të futbollit

albnews

albnews

Related Posts

Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet
Albania

Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

11 May, 2025
Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…
Kosova

Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…

10 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë
Kosova

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025
Next Post
Çmenduria nga Arabia Saudite: Miliarda euro në vitet e ardhshme për të tërhequr emrat më të mëdhenj të futbollit

Çmenduria nga Arabia Saudite: Miliarda euro në vitet e ardhshme për të tërhequr emrat më të mëdhenj të futbollit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Mu zhduk…! Erion Braçe në zyrën e patronazhistëve PS-së, Kërcënon gazetaren Meta, përplaset me përfaqësuesin e PD-së

Mu zhduk…! Erion Braçe në zyrën e patronazhistëve PS-së, Kërcënon gazetaren Meta, përplaset me përfaqësuesin e PD-së

11 May, 2025
Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

11 May, 2025
Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

11 May, 2025
Erion Veliaj, Beqaj, Çyrbja dhe Bllako refuzojnë të votojnë: Nuk duam para kamerave

Erion Veliaj, Beqaj, Çyrbja dhe Bllako refuzojnë të votojnë: Nuk duam para kamerave

11 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4671 shares
    Share 1868 Tweet 1168
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2381 shares
    Share 952 Tweet 595
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM