Svarqa: Vetëvendosja ia pa hairin PDK-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Svarqa, në “Debat Plus”, ka thënë se nuk ka asnjë rrezik që koalicioni LDK-VV të mos ndodh.

 “Ky ka qenë vendim i elektoratit dhe nuk kemi çka të dyshojmë në këtë çështje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për rezultatet e zgjedhjeve ai ka thënë se sondazhet nuk kanë parashikuar votat e diasporës kur e kanë vendosur LDK-në si të parën.

“Ka mundësi që LDK ka humbur lidhjen e dikurshme që kishte me diasporën”.

Svarqa ka thënë se pakënaqësia e madhe e qytetarëve ndaj pushtetit i ka sjellë fitoren Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se në LDK e kanë pasur të qartë se votat e PDK-së nuk shkojnë te ata.

 “Votat e të pakënaqurve të PDK-së i shkuan Vetëvendosjes duke ia sjellë fitoren”, tha ndër të tjera Muharrem Svarqa.

Share This Article