​Sveçla: Grupet kriminale në Zveçan janë të drejtuara nga Beogradi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se autorët e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan, do të vihen para drejtësisë.

Ai ka deklaruar se grupet kriminale në veri të vendit janë të drejtuara nga Beogradi.

“Dënojnë ashpër sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan nga grupet kriminale të maskuara të drejtuara nga Beogradi. Këto akte rrezikojnë jetë dhe synojnë destabilizimin e vendit tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër një dhune të tillë. Autorët do të identifikohen dhe do të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë, në orët e pasdites janë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë.

Share This Article