Sveçla: Nesër është mundësia që përmes votës serbët të japin përgjigjen e merituar Vuçiç’it

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, u ka bërë thirrje serbëve që të dalin në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në katër komunat veriore, përkundër frikës dhe pasigurisë që tentojnë të përhapin qarqe të caktuar e të orkestruara nga Beogradi.

“Nesër është mundësia që përmes votës së qytetarëve, grupet që kanë udhëhequr nën dirigjimin e Vuçiç’it të marrin përgjigjen e merituar dhe qytetarët të çlirohen përfundimisht nga ta”, ka shkruar Sveçla në rrjetin e tij social në Facebook.

Serbët e Kosovës, sipas Sveçlës, po vazhdojnë të ballafaqohen me kërcënime e presione nga strukturat ilegale e kriminale të dirigjuara nga Beogradi.

“Serbia po vijon me përndjekje e arrestime të serbëve të cilët akuzohen se janë angazhuar në institucionet tona. Pasi nën presion iu kanë kërkuar dorëheqjet nga institucionet tona, tani edhe i ndëshkojnë përmes arrestimeve e i kërcënojnë përmes formave të ndryshme”.

Qëllimet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës, sipas Sveçlës më së shumti kanë rënduar mbi qytetarët e komunitetit serb të cilët në vazhdimësi janë përdorur si mjet.

“Ata janë kërcënuar në vazhdimësi, janë sulmuar, veturat dhe pronat e tyre janë djegur sapo i kanë dorëzuar targat ilegale të Serbisë, bizneset e tyre janë shkatërruar çdoherë pasi pronarët nuk kanë pranuar të jenë pjesë e lojërave të tyre”.

Të dielën, 23 prill, mbahen zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme në 4 komuna. Siç ka njoftuar Komisioni Qendror Zgjedhor, për shkak të sigurisë, shumica e vendvotimeve do jenë në kontejnerë të improvizuar.

Nevoja për zgjedhje erdhi pas bojkotit të orkestruar nga serbët në institucionet e Kosovës, në të gjitha nivelet.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, ka vendosur të mos marr pjesë në zgjedhje.

Kjo ka ngritur pikëpyetje për legjitimitetin e zgjedhjeve, nëse numri i atyre që dalin të votojnë do të jetë fare i vogël.

Share This Article