Sveçla paralajmëron Pacollin se policia do të marrë masa ndaj tij nëse ka hyrë në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtruesi i detyrës i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka paralajmëruar deputetin Behgjet Pacolli, se nëse ka hyrë në Kosovë fshehtas për t’i ikur masave të karantinimit, atëherë Policia do të merr masa ndaj tij.

Sveçla në konferencën për media ka treguar se Presidenti Hashim Thaçi ka pasur një vizitë disaminutëshe në Shqipëri.

Ai thotë se nëse është i vërtetë skenari që po përmendet, se Pacolli ka hyrë në Kosovë me Prpesidentin, për t’iu ikur masave që i ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid 19, atëherë policia do të ndërmarrë veprime.

“Nëse deputeti i Kosovës ishte në veturën e Presidentit me sjelljen e treguar ka shkelur me vetëdije të plotë rregullën për karantinim. Ne i kërkojmë presidentit që të përgjigjet pse ka vendosur të bëjë tejkalimin e protokollit shtetërorë, ndërsa Pacollit i kërkojmë të shprehet menjëherë se ku është përndryshe nëse shfaqet në publik në një moment të caktuar bnrenda territorit, policia do të marrë masat e parapara me ligj”, ka deklaruar Sveçla.

Share This Article