Svelça publikon videon e dhunimit të shqiptarëve: Shikoni ç’bën milicia fashiste

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë Xhelal Svelça, ka publikuar videon e dhunimit të dy shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut.

Siç shihet në videon që ka publikuar Svelça në rrjetet sociale, disa persona fillimisht u afrohen me qetësi shqiptarëve të cilët qëndrojnë në rrugë, e më pas nisin dhunën ndaj tyre.

Ministri mes të tjerash shkruan se ky akt dhune duhet të dënohet ashpërsisht, ndërsa theksoi se milicia fashiste nuk do e minojnë rendin juridik të Kosovës.

“Milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri të vendit tonë.

Dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga milicia fashiste e orkestruar dhe dirigjuar nga Beogradi.

Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës”- shkruan ai.

https://www.facebook.com/watch/?v=665004025453303
Share This Article