Sylvinho bëhet “shqiptar”, trajneri i Shqipërisë merr nënshtetësinë shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dorëzuar nënshtetësinë shqiptare trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho.

Dekreti, i firmosur nga Presidenti u bë i ditur në mbrëmjen gala me yjet e futbollit. Në fjalën e tij, Begaj tha se sot vlerësojmë më të mirët e të mirëve.

Ndërsa Rama mes batutave u shpreh se dekretin po e lexon vetë ai, në mungesë të sekretarit të Presidentit.

“Është kënaqësi të marr pjesë në këtë mbrëmje gala, të vlerësojmë më të mirët e më të mirëve, FSHF që na bëri krenar me pjesëmarrjen në e Evropianit 2024. Presidenti kërkoi mbështetjen e qeverisë, duke bërë një kontribut modest sot, duke dhënë një kontratë legale të legalizuar nga FSHF me trajnerin e kombëtares. Unë po i bëj një kontratë kombëtare duke e legalizuar si shqiptar. Besoj kam edhe mbështetjen tuaj”, tha Presidenti Begaj.

“Zakonisht i lexon sekretari i presidentit, por nuk është këtu dhe po e lexoj unë”, tha Rama.

Share This Article