Synim i Manchester United është Bale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester Unitedi dëshiron ta transferojë sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale, gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, pasi thuhet të ketë hequr dorë nga Jadon Sancho.

Gjiganti i Premierligës Manchester Unitedi është i irrituar me anësorin anglez të Borussia Dortmundit Sancho dhe e ka kthyer vëmendjen kah Bale, sipas mediave britanike.

Dortmundi e ka theksuar disa herë nuk do ta ulë çmimin e caktuar për Sanchon, i cili duket të jetë shumë i lartë për Unitedin.

Ndërkohë, Real Madridi dëshiron me patjetër ta heqë uellsianin Bale nga lista e pagave për sezonin e ri, duke i hapur rrugë largimit të tij nga klubi.

Prandaj, thuhet se Unitedi, për të cilin është përfolur edhe në të kaluarën se e dëshiron 31-vjeçarin, po e mendon ta kthejë në Premierligë ish-yllin e Tottenhamit. 

Share This Article