• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
“Syri i kaltër” parajsa natyrore në zemër të Shqipërisë

“Syri i kaltër” parajsa natyrore në zemër të Shqipërisë

by albnews
29 July, 2020
in Albania
0
9
VIEWS

“Syri i kaltër” në Sarandë, i cilësuar si parajsa natyrore në zemër të Shqipërisë, si dhe perla e turizmit veror ka tërhequr një numë të lartë turistësh gjatë muajve qershor dhe korrik.

Burimi karstik, vetëm 22 kilometra në lindje të Sarandës, edhe pse është një vend ku nuk mund të bësh plazh për shkak të temperaturave të ulëta të ujit, është sidoqoftë një vend ku mund të freskohesh gjatë ditëve të gjata nën diellin e nxehtë.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Vlorë, Nexhip Hysolakoj tha për ATSH-në se “Syri i kaltër” është një mrekulli natyrore befason turistët vendas e të huaj, të cilët edhe këtë vit, pavarësisht situatës nga koronavirusi kanë qenë të shumtë. Konkretisht gjatë muajve qershor-korrik këtë burim e kanë vizituar kanë qenë 7700 turistë, ku shumica kanë qenë vendas, por nuk kanë munguar edhe të huajt si polakë, gjermanë, çekë, francezë, etj.”.

“Ndërsa vetëm gjatë kësaj fundjave pati një fluks të shtuar të turistëve ku të shtunën ishin 352 dhe të dielën 640 turistë”, – tha Hysolakoj.

Turistët ndalen në këtë pikë turistike, fotografojnë, shijojnë ujin e burimeve që rrjedhin, si dhe gatimet në dy lokalet turistike që ndodhen në park. Nuk mungojnë edhe të rinjtë guximtarë që hidhen në ujin e ftohtë të burimit për t’u larë.

Turistët vendas e të huaj nuk harrojnë të blejnë edhe ndonjë suvenir në dy dyqanet që ndodhen në zonë, të cilat tregtojnë bluza me shqiponjën dykrenare, flamuj, qilima, punime balte, etj.

Valbona, një 33-vjeçare nga Tirana shprehet për ATSH-në se “e vizitoj shpesh “Syrin e kaltër”, sa herë që shkoj në Sarandë për pushime. Është një vend shumë i bukur që të ofron qetësi dhe të mahnit me bukurinë e tij sa herë e viziton”.

Ndërsa Mirsadi, një i ri nga Kosova, i cili nuk nguroi të zhytet në ujin e ftohtë të burimit u shpreh se “është hera e parë që e vizitoj “Syrin e kaltër”. Kisha dëgjuar shumë nga shokët e mi që e kishin vizituar dhe nuk mund të ikja nga Saranda pa e parë nga afër. Uji ishte shumë i ftohtë, por ishte bukur të zhyteshe në kaltërsinë e tij”.

“Kur të vij vitin tjetër për pushime do të kthehem sërish”, – shprehet Mirsadi.

“Syri i kaltër” është burimi më i madh dhe më i bukur i Shqipërisë, që gëzon statusin e monumentit të natyrës. Thellësia e tij arrin deri në 45 metra. Ai është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm. Burimi i lumit të Bistricës, që përshkon një pjesë të jugut të Shqipërisë, i shëmbëllen vërtet një syri të madh rrumbullak me diametër afro dhjetë metra. Bebja e syrit, një gropë e thellë pus, nga ku uji ngjitet lart si në një kazan që sapo ka filluar të vlojë ka një ngjyrë blu në të zezë. Ajo vjen e rrethohet pastaj nga pjesa e kaltërt e syrit që bëhet e tillë ngaqë thellësia e burimit aty është më e pakët.

Sipas legjendës në këtë zonë jetonte një kuçedër, një krijesë madhështore dhe e frikshme që rrëmbente vajzat, dhe ndalte ujin duke ua bërë tejet të vështirë jetën banorëve. Askush nuk po mund ta vriste këtë përbindësh derisa një ditë një plak i mençur thonë se ngarkoi gomarin e tij me ashkë të ndezur, të cilin kuçedra e gëlltiti me një frymë por ashka e dogji përbrenda dhe nuk mundi të mbijetonte. Por legjenda thotë se nga syri i këtij dragoi buroi ky ujë i kulluar që vazhdon të rrjedhë sot e kësaj dite dhe mban emrin “Syri i kaltër”./ATSH/

Previous Post

Sanofi dhe GSK premtojnë 60 milionë doza vaksinash anti-Covid-19

Next Post

Bie numri i rasteve me Covid-19 në Suedi, kryeepidemiologu thotë se s’ka pse të përdoren maskat

albnews

albnews

Related Posts

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta
Albania

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40
Albania

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025
Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’
Albania

Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’

13 May, 2025
Next Post
Bie numri i rasteve me Covid-19 në Suedi, kryeepidemiologu thotë se s’ka pse të përdoren maskat

Bie numri i rasteve me Covid-19 në Suedi, kryeepidemiologu thotë se s’ka pse të përdoren maskat

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4693 shares
    Share 1877 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2390 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM