Tabaku: 2 miliardë euro shtesë do të paguhen këtë vit nga taksat e shqiptarëve për PPP-të e oligarkëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja demokrate përmes një statusi në Facebook shkruan se janë gati 2 mld euro shtesë që do të paguhen këtë vit nga taksat e shqiptarëve për PPP.

Ajo thekson se shqiptarët punojnë për të paguar PPP-të dhe jo për të ndërtuar një mirëqenie për veten e tyre dhe familjet e tyre.

Tabaku: Janë gati 2 mld euro shtesë që do të paguhen këtë vit nga taksat e shqiptarëve për PPP. Paratë që qytetarëve u merren me taksa e tatime shkojnë për të financuar xhepat e oligarkëve përmes PPP dhe për të paguar interesat e borxhit. Shqiptarët punojnë për të paguar PPP-të dhe jo për të ndërtuar një mirëqenie për veten e tyre dhe familjet e tyre. Buxheti shtetit duket si një thes i madh i vendosur në funksion të oligarkëve dhe PPP-ve. Situata post pandemi nuk ia ka frenuar makutërinë kësaj mazhorancë që përdor fatkeqësitë për të keqmanaxhuar edhe më tej paratë e taksave të shqiptarëve!

Share This Article