ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D  3 hours ago
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID 3 hours ago
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza 3 hours ago
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi 3 hours ago
Krim brutal në Britani, 68-vjeçari vret ish-gruan e tij me 19 thika mbi varrin e djalit të tyre 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Tabaku: Ngritja e komsioneve hetimore është e drejtë e opozitës

albnews by albnews
25 November, 2023
in Shqiperia
0
Tabaku: Ngritja e komsioneve hetimore është e drejtë e opozitës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ngritja e komisioneve hetimore parlamentare vijon të jetë objekt përplasje mes shumicës dhe opozitës. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka komentuar të premten deklaratën e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me komisonet hetimore, duke deklaruar se ato që kërkon opozita të ngrejë janë të destiinuara të dështojnë, pasi, sipas tij, “bazohen në thashetheme”.

Por Tabaku, nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka shkruar se ngritja e komsioneve hetimore është e drejtë e opozitës.

RelatedPosts

“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje 

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Sipas saj, pretendimi i përdorur më shpesh nga mazhoranca është se këto komisione hetimore nuk mund të ngrihen mbi bazën e një ligji të vjetër.

 “Nuk bashkëndaj këtë mendim, pasi komisionet hetimore efektive janë ngritur dhe kanë operuar pikërisht edhe mbi këtë ligj të vjetër duke rezultuar efektive, siç pranoi vetë kryetari mazhorancës. Arsyeja përse kanë rezultuar efektive, lidhet me vullnetin politik për t’i shkruar deri në fund edhe kur mazhoranca përdorte akrobaci proceduriale për t’i mbyllur ato. Së dyti, mbas përfundimit të punes së komisionit hetimor dhe mbasi pritëm maxhorancën për 6 muaj të merrte inicitiava për të ndryshuar ligjin e komisioneve hetimore, depozitova në emër të grupit Parlamentar të PD një draft ligj për këto ndryshime. Kështu, që prej datës 9 dhjetor 2022 (pra një vit më parë) kam dorëzuar një paketë të plotë ndryshimesh ligjore në kuvendin e Shqipërisë. Ku në njërin prej tyre ka qenë pikërisht ligji për komisionet hetimore.”, shkruan Tabaku.

Sipas saj, një projektligj i punuar me një grup ekspertësh mbi këto ndryshime duke marrë shembujt më të mirë të mundshëm dhe duke pasur parasysh gjithë problemet dhe problematikën që jan hasur në drejtimin e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, por dhe gjithë vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi ngritjen e Komisioneve hetimore.

 “Ndonëse në Konferencën e Kryetarëve në shkurt të 2023 u vendos me dakordësi që të ngrihej një komision i përbashkët për ndryshimet ligjore në këtë ligj me vullnetin sigurisht të mazhorancës ai u shtye për kalendat greke e nuk u zbatua kurrë. Natyrisht me alibinë e përhershme se opozita nuk i do këto ndryshime, kur në fakt Partia Demokratike ka dëshmuar edhe në ditët më të vështira që ka mundur të dërgojë në SPAK një raport aq cilësor saqë sot e kësaj dite bën lajm brenda dhe jashtë vendit.”, shkruan Tabaku.

Sipas saj, nëse sot, parlamenti i Shqipërisë ka një numër rekord kërkesash për komisione hetimore vjen sepse në asnjë parlament tjetër të botës zv.Kryeministri nuk është në kërkim ndërkombëtar, që dy ish deputetë nën logon e mazhorancës janë sot nën hetim dhe me dy vendime të marra.

“Vështirë do qe për publikun të kuptonte rëndësinë e situatës nëse nuk do të kishim ngritjen e këtyre komisioneve. Sa për shqetësimin se disa komisione edhe mund të dështojnë sepse janë ngritur mbi thashetheme t’ia lënë këtë faturë opozitës. Pasi historia dëfton se në fakt edhe Inceneratorët u konsideruan një thashethem e që në fakt rezultoi thashethem i vërtetë. Por me çduket nuk duan të zbatojnë të drejtën kushtetuese të përcaktuar si shans për opozitën; ngritjen e Komisioneve hetimore. Raportet e të cilave mund të rrëzohen nga mazhoranca, por që mund fare mirë të fitojnë mendjen dhe zemrat e njerëzve përpos se arsyen juridike të prokurorëve që mund të procedojnë penalisht të dyshuarit. Pse kanë frikë nga drejtësia e opinionit publik dhe ajo e re”, nënvizon Tabaku.

 Sipas saj, kjo është një çështje e zbatimi të ligjit, por mbi të gjitha një çështje vullneti politik.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

7 November, 2025
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

7 November, 2025
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

7 November, 2025
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result