ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 17 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 17 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 19 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 20 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 1 day ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Tabaku: Paraja e pisët nuk mund të jetë e ardhmja e ekonomisë

albnews by albnews
2 August, 2023
in Shqiperia
0
Tabaku: Paraja e pisët nuk mund të jetë e ardhmja e ekonomisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të nxehtë dhe të rrezikshme në lidhje me ekonominë”, kështu ka deklaruar deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila thekson se paraja e pisët nuk mund të jetë e ardhmja e ekonomisë.

Sipas saj, Qeveria ndërmori masa ndaluese dhe lehtësuese për bizneset pasi e kupton se këto të fundit po vuajnë. Kjo gjë, shtoi Tabaku, rrezikon punën e mbi 100 mijë familjeve shqiptare dhe të ardhurat e tyre.

RelatedPosts

U shfaq duke drekuar me Olsin Ramën, reagon deputeti Arian Ndoja

Këmbimi valutor, 24 shtator 2025

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

“Paraja e pisët nuk mund të jetë e ardhmja e ekonomisë! Qeveria pretendon se problemet që hasin bizneset e eksportit që mbajnë mbi 100 mijë familje me punë dhe bukë, janë në fakt probleme që burojnë prej tyre. Po ashtu qeveria justifikohet se këto biznese nuk kanë përse ankohen tek qeveria për paaftësinë e tyre për t’u vetërregulluar në një treg ku leku forcohet jo prej ekonomisë së fortë por prej ekonomisë së pisët.

Kjo alibi e qeverisë do qe e besueshme nëse disa ngjarje nuk do kishin ndodhur në fund të sesionit parlamentar. Evente që tregojnë se në fakt qeveria e ka të qartë se kush është fajtori dhe që përpiqet t’i shmanget tani përgjegjësisë pasi të gjithë po e tregojnë me gisht atë, dmth fajtorin”, tha Tabaku, teksa u ndal më tej te një prej projektligjeve të miratuara në seancën e fundit parlamentare për ndryshimin e mënyrës së pagesës së taksës dhe tatimeve nga ana e disa kompanive eksportuese të prekura nga zhvlerësimi i euros.

“Në seancën e fundit parlamentare një nga projektligjet e miratuara nga kuvendi ishte dhe një propozim për të ndryshuar mënyrën e pagesës së taksave dhe tatimeve nga ana e disa kompanive eksportuese të prekura nga vlerësimi jonormal i lekut dhe zhvlerësimi euros.

Siç edhe kuptohet, propozuesi ndryshimeve ishte qeveria shqiptare, që në relacion evidentonte se arsyeja ishte për të mbrojtur eksportuesit nga ky forcim i lekut. Forcim, që për të gjithë ata që nuk duan të gënjejnë veten me të pavërteta, vjen jo nga faktorë ekonomikë.

E solla në vëmendje këtë rast për t’i bërë me dije shqiptarëve se qeveria ka me gjasë një arsenal të madh manipulimesh të fakteve dhe të vërtetës që ua hedh njerëzve si karamele. Por, ne duhet përherë të kemi parasysh se qeveria nuk bën atë që thotë dhe gënjen thuajse përherë në atë që bën”, theksoi Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, zhvlerësimi i euros në një kohë kur Banka Qendrore Europiane po ndjek politika monetare për ta forcuar atë, është shenjë se leku i fortë vjen si pasojë e ekonomisë së parasë së pisët.

“Dikush, mbase mund të krenohet nga ky fakt por fatura që do të duhet të paguajmë të gjithë nëse vazhdohet me këtë politikë është shumë e kripur. Këtu, bëhet fjalë për ekonominë e çdo shqiptari. Për kursimet, të ardhurat dhe pensionin e shqiptarëve që nuk mund të lihen në duart e atyre që mendojnë se paratë e shqiptarëve duhet të përdoren për të pastruar hallet e tyre.

Kjo, nuk është një çështje e disa bizneseve që nuk duan të reformohen përballë sfidave të tregut. Përkundrazi, është rasti i një qeverie që kërkon të manipulojë tregun (siç ka bërë përherë) për të favorizuar sa monopolet dhe oligarkinë ekonomike po aq edhe monopolin e parave të pista apo dhe korrupsionit”, u shpreh Tabaku.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result