• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Jorida Tabaku: 160 shqiptarë në ditë humbën punën që prej fillimit të vitit, 117 biznese në ditë mbyllen

Tabaku: Raporti alarmant i FMN-së tregoi katastrofën me financat publike

by albnews
2 December, 2020
in Albania, Rajoni
0
0
VIEWS

Partia Demokratike ka reaguar sërish për raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të publikuar dy ditë më parë, në të cilin nënvizohej se Shqipëria ofroi ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë.

Përmes një deklarate për mediat, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, theksoi se “raporti i FMN ishte i qartë dhe i prerë; ai tregon katastrofën në të cilën ndodhen financat publike dhe ekonomia”.

Deklarata e Tabakut:

Raporti i FMN për ishte i qartë dhe i prerë; ai tregon katastrofën në të cilën ndodhen financat publike dhe ekonomia. Le t’i marrim me radhë:

1. Mesazhi kyç dhe më i rëndësishëm nga FMN lidhej me kujdesin ndaj qytetarëve, sidomos ato vulnerabël. Të cilët qeveria i ka braktisur pasi zgjodhi PPP-të përpara shqiptarëve, zgjodhi pagesat ndaj koncesioneve të oligarkëve përpara pagesës së nevojave të shqiptarëve në mes të pandemisë. FMN është mëse e qartë dhe e shkruan e zeza mbi të bardhë se:

Shqipëria ka paketën më të ulët në rajon për mbështetjen e pandemisë dhe kjo ka rezultuar në impaktin më të madh negativ të krizës në xhepat e shqiptarëve dhe buxhetin e shtetit.

2. Kriza që ka prekur xhepat e shqiptarëve dhe më tej gjithë ekonoinë e vendit përkthehet në një krizë të madhe që do të shoqërohet me një recesion ekonomik sa 7.5% e PBB-së. Kjo do të thotë një krizë edhe më e thellë në tavolinat e shqiptarëve, një rënie e të ardhurave në xhepat e qytetarëve, më shumë biznese të mbyllura dhe më shumë të papunë.

Paralajmërimi i opozitës që vjen si qendrim edhe i FMN, lidhet me ndikimin afatgjatë që kjo krizë do të ketë në ekonominë tonë.

Kjo krizë e ka emrin depresion, i cili po thellohet nga keqmanaxhimi Ramës do të ndikojë në rënien e mëtejshme të PBB-së edhe në vitet në vijim. Kjo do të thotë një rritje e detyrimeve që çdo shtëpi do të ketë tek marketi i lagjes, mungesë të ardhurash dhe ulje të sigurisë në vend.

Vendi do të përballet që në fillim të 2021 me një borxh publik sa 81.9% e PBB-së pa përllogaritur detyrimet ndaj PPP-ve.

Ky buxhet nuk ofron asnjë mbështetje dhe asnjë burim dhe strategji për rritjen dhe pritet që kontraktimi i madh ekonomik dhe rritja e deficitit fiskal do të rrisin borxhin publik sipas FMN në 81.9% të PBB në fund të 2020, me skenarin për të shkuar në 88% pa PPP në vijim. Kjo është një situatë alarmante po të mendosh që Shqipëria është e dyta në rajon për Borxhin Publik sipas të dhënave të FMN dhe kjo situatë ka qenë shkak për mungesën e ndihmës ekonomik.

Me gjithë këto fakte të pamohueshme, fatkeqësisht qeveria po vazhdon të ushqejë me gënjeshtra publikun. Duke sajuar një buxhet që nuk është aspak korrekt me parametrat ekonomikë dhe që nuk ofron asnjë vizion apo strategji se si do të zhvillohet ekonomia e Shqipërisë pas këtyre dy krizave të njëpasnjëshme.

3. I vetmi qëllim i qeverisë është si të përfitojë nga fatkeqësitë që i kanë rënë Shqipërisë. Shihni rastin e tërmetit dhe procesin e rindërtimit që është kthyer në një formulë se si qeveria dhe oligarkët përfitojnë ndërsa shqiptarët rrinë në tenda.

Ky përdorim politik dhe kjo vjedhje e hapur mban aq shumë erë sa edhe FMN në raportin e saj nënvizon nevojën dhe domosdoshmërinë për të qenë transparentë në procesin e rindërtimin.

Aq sa ajo thekson se është e domosdoshme që të sigurohet një prokurim i duhur publik, një mbikëqyrje strikte, një monitorim adekuat dhe një raportim i saktë (përfshirë edhe publikimin e pronarëve përfitues të kontratave të prokurimit) dhe një audit i pavarur i fondeve që të jetë i jashtëm.

Është fakt se mgjs qeveria deklaron shifra stratosferike që po angazhon për procesin e rindërtimit, aktualisht në buxhet janë parashikuar vetëm 280 mln euro të cilët duke pasur parasysh këto tregues nuk kanë për tu realizuar as gjysma.

4. Buxheti i shtetit po demostron sot të gjitha problemet e akumuluara gjatë keqqeverisjes së Ramës. Tërmeti dhe më tej pandemia kanë evidentuar problemet kronike që kanë ardhur si pasojë e keqpërdorimit të taksave të shqiptarëve.

Raporti thekson detyrimet e prapambetura që sipas KLSH kanë arritur në pothuajse 600 mln euro dhe janë duke cenuar rëndë financat publike. Këto të fundit po rrezikohen prej tenderimeve jashtë buxhetit, prej rritjes së korrupsionit, prej parashikimeve jashtë realitetit, prej projekteve të paqëndrueshme dhe prej PPP-ve të cilat pritet që në 2021 të arrijnë nivelin 50% të PBB.

5. Së fundi, por jo për nga rëndësia, Shqipëria sot vuan lakun fiskal që e ka kapur prej fyti që në vitin 2014. Bizneset sot vuajnë një sistem të taksave të paqartë, një administratë tatimore të korruptuar dhe kjo përkthehet në rënie të të ardhurave për buxhetin por edhe barrë fiskale e rënduar për biznesin.

Përfituesit në këtë sistem kanë qenë një grup i vogël biznesesh të cilat dhe në kohë fakteqësia janë zhvilluar e rritur ndërkohë që masivisht bizneset pa mbështetje kanë ulur qepenat. Sot qeveria ka më shumë përjashtime nga taksat për miqtë dhe klientët e saj dhe taksa të larta për 97% të bizneseve.

Këto biznese apo persona përfitojnë nga taksat e shqiptarëve, nga tarifat e shqiptarëve dhe nga buxheti i shqiptarëve edhe në kohën e një pandemie.

Aq tragjike është kjo situatë saqë edhe vetë FMN po e kritikon përherë e më fortë neglizhencën tmerruese të qeverisë karshi qytetarëve që të paguhen PPP-të. Kontratat e këtyre të fundit kanë shkatërruar edhe parimet më minimale të menaxhimit të buxhetit.Për këdo në Shqipëri dhe jashtë saj, përfshirë dhe FMN, është e qartë që kjo mazhorancë, kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk janë as zgjidhja dhe as rruga e Shqipërisë. Shqiptarët janë sot jetimët e Ballkanit pasi Rama ka zgjedhur të ndajë taksat e shqiptarëve me oligarkët.

Vendi është në depresion dhe të dhënat makroekonomike tregojnë një të ardhme jo aq të begatë, pasi buxheti është keqmanaxhuar për 7 vite e kusur.Sot bizneset, taksapaguesit, punonjësit kanë nevojë për një sistem të drejtë, që vlerëson punën për taksën e sheshtë të cilën ka në qendër të programit të saj PD.

Prandaj është e nevojshme të kemi një ekonomi që punon për të gjithë e jo për pak, një qeveri që punon për njerëzit.Shqiptarët kanë nevojë për një shtet që ofron shanse të barabarta, që buxhetin e tij e menaxhon si një mundësi për të incentivuar punën dhe sipërmarrjen jo si një thes të madh që shpërndan favore.

Previous Post

Këshilli i Prindërve kundërshton përfundimin më të shpejtë të gjysmëvjetorit

Next Post

Ministri britanik i Shëndetësisë: Do ta marr vaksinën drejtpërdrejt në televizion

albnews

albnews

Related Posts

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret
Albania

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

15 May, 2025
Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve!
Albania

Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve!

15 May, 2025
Vëzhguesi i kandidatit të PS, masakron me grushte kryetarin socialist të KZAZ në Kashar
Albania

Vëzhguesi i kandidatit të PS, masakron me grushte kryetarin socialist të KZAZ në Kashar

15 May, 2025
Next Post
Ministri britanik i Shëndetësisë: Do ta marr vaksinën drejtpërdrejt në televizion

Ministri britanik i Shëndetësisë: Do ta marr vaksinën drejtpërdrejt në televizion

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

15 May, 2025
Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4704 shares
    Share 1882 Tweet 1176
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2394 shares
    Share 958 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM