Tabaku: Shumë politikanë në pritje për njoftimin e radhës nga SPAK

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, ka reaguar për çështjen e inceneratorëve, ku në kërkim është ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Ajo ka reaguar edhe për taksimin progresiv, që sipas saj po varfëron shqiptarët progresivisht.

“Shumë politikanë kanë qenë në pritje për njoftimin e radhës nga SPAK. Duke filluar me ish-Zv kryeministrin, ministrin e Financave dhe ministër i shumë punëve të arta në Qeveri u zhduk nga vendi pak përpara se të pritej fletë arresti për vjedhjen e shekullit prej 430 milion euro”, ka thenë ajo.

Po ashtu ka përmendur edhe sekuestron e inceneratorit të Tiranës që, sipas deputetes, e bën edhe më të dukshme përfshirjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ish-ministrit Damian Gjiknuri në po të njëjtën aferë.

“Taksa e korrupsionit që kjo qeveri i ka vendosur shqiptarëve është më e larta në historinë e Shqipërisë demokratike. Për fatin e keq është një taksë që shqiptarët e kanë paguar në demokraci, por ndryshimi është që në këto 10 vite qeverisje socialiste kjo taksë është progressive”, ka thenë ajo.about:blank

Sipas Tabakut, edhe vitin e ardhshëm buxhetet e familjeve shqiptare do të goditen nga rritje të njëpasnjëshme taksash, që do të paguhen nga xhepi familjeve shqiptare.

“Taksimi progresiv i korrupsionit i varfëron shqiptarët progresivisht”, ka theksuar ajo.

Dhe për t’iu përgjigjur kësaj situate, sipas Tabakut, rruga është një betejë prioritare ndaj korrupsionit.

Share This Article