ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses 1 hour ago
PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn 2 hours ago
Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia 5 hours ago
Plan për sulme me telekomandë pranë selisë së OKB? Shërbimi Sekret i SHBA-së çmonton rrjetin me pajisje elektronike 5 hours ago
Plani i riarmatimit prej 80 miliardë eurosh i Gjermanisë lë mënjanë armët amerikane 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Tabaku takim me Sorekën, në fokus integrimi i Shqipërisë dhe lufta kundër korrupsionit: Amnistia Fiskale përbën “vijën e kuqe” të BE dhe PD

albnews by albnews
13 September, 2023
in Albania
0
Tabaku takim me Sorekën, në fokus integrimi i Shqipërisë dhe lufta kundër korrupsionit: Amnistia Fiskale përbën “vijën e kuqe” të BE dhe PD
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, u takua ditën e sotme me kryetaren e komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku. Në fokus të diskutimit të tyre ishin temat e nxehta që lidhen me çështjet kryesore të Shqipërisë në procesin e integrimit.

Pas fjalimit të Presidentes Von Der Leyen ku ajo mbështet idenë e zgjerimit të BE-së, duket se prioritare për politikën shqiptare do duhet të jetë ri-energjizimi i proceseve integruese dhe mos devijimi nga standartet e vendosura nga BE.

RelatedPosts

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

Rama nuk shkoi në OKB, Berisha: Ramës iu anuluan ftesat, është i lidhur me kartelet

“Gratë e Doshit” i lënë vendin burrave! Epidemi dorëheqjesh te PSD, lista e Shkodrës drejt ezaurimit

Në takim deputetja demokrate Tabaku vlerësoi vullnetin politik të Presidentes Von Der Leyen në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu edhe për integrimin e Ukrainës. Më tej ajo shtoi se qeveria shqiptare duhet të ketë angazhime serioze për të mos u investuar në projektligje që janë shqetësim për vendin dhe gjithashtu edhe Brukselin. Ajo e vuri theksin në angazhimin e qeverisë për Amnistinë Fiskale që jo rrallë është përmendur publikisht nga mazhoranca dhe që përbën një vijë të kuqe të BE dhe Partisë Demokratike.

Fokus të veçantë për të dyja palët kishte dhe ligji i ri për Rolin e Kuvendit në procesin e integrimit, ndryshuar me nismën e znj Tabaku, ku përforcohej edhe më shumë roli i parlamentit. Një përpjekje, siç e shpjegoi ajo, që qytetari shqiptar të përfitojë realisht nga një proces që duket shumë teknokrat kur në fakt është një proces për shqiptarët.

Një temë e diskutimit ishte dhe ajo e rrjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS, që sipas zonjës Tabaku është dëshmi e një shteti që është disfunskional. Ajo vuri në dukje se të dhënat e mbi 900 mijë shqiptarëve dolën në skemën e famshme të Patronazhistëve ndërkohë që të dhënat e targave, pagave dhe sulmi iranian kibernetik demonstruan probleme që bëjnë fajtor qeverinë. Sipas saj skandali TIMS me të dhënat personale është një nga ato probleme që prekin thellë besueshmërinë e qverisë sonë dhe institucioneve shqiptare, ndaj kërkoi që të shtohej kërkesa për implementimin e GDPR. Një kërkesë që tanimë kërkohet dhe nga raporti i progresit.

Me shqetësim znj Tabaku foli edhe në lidhje me fondet IPARD që në fakt janë dëshmi e një situate problematike në raport të integritetit të vendit tonë në sytë e familjes Europiane. Në planin e komisionit që ajo drejton, u shpreh deputetja demokrate, do jetë në fokus një analizë dhe një dëgjesë e gjatë publike me manxhimin e këtyre fondeve nga AZHBR.

Në takim zonja Tabaku u shpreh pozitivisht për SPAK pasi ka mundur të tregojë se mund të godasë në nivele të larta qeveritare dhe tek krimi i organizuar që shpesh është më i vështirë për t’u goditur në kushtet e Shqipërisë. Goditjet e SPAK, sipas deputetes demokrate, jo vetëm detyruan kryeministrin të bëjë ndryshime jetike në qeveri por edhe në forcën e tij politike. Deputetja Tabaku u shpreh se qëllimi i Reformës në Drejtësi ka qenë heqja dorë e politikës për të ndikuar në drejtësi dhe kjo duhet të vazhdojë për të qenë një vijë e kuqe që nuk duhet tejkaluar.

Ajo u shpreh e bindur që njohjet dhe dija e z. Soreca në lidhje me Shqipërinë është një mundësi e mirë që ai të jetë një zë i rëndësishëm për të mbrojtur interesin e qytetarëve. Ku një interes të veccantë ka dhe Reforma Zgjedhore që konsiderohet nga shumëkush si një tjetër reformë jetike për shqoërinë shqiptare. Ndaj sipas deputetes demokrate vëmendja e tij duhet të jetë aty gjithashtu.

Një falenderim z. Soreca e morri edhe për mbështetjen e komisionit hetimor të inceneratorëve, përfundimet e të cilit jo vetëm ngritën në një tjetër nivel rolin e kuvendit dhe rëndësinë e tij por edhe i dhanë mundësi SPAK të nisë zbërthimit e një skeme korruptive.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

23 September, 2025
PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

23 September, 2025
Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

23 September, 2025
Plan për sulme me telekomandë pranë selisë së OKB? Shërbimi Sekret i SHBA-së çmonton rrjetin me pajisje elektronike

Plan për sulme me telekomandë pranë selisë së OKB? Shërbimi Sekret i SHBA-së çmonton rrjetin me pajisje elektronike

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result