Tadiq: Në Serbinë e Vuçiqit s’arrestohen ata që bëjnë murale të kriminelëve, por ata që i kundërshtojnë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti serb, Boris Tadiq ka thënë se në Serbinë e Vuçiqit arrestohen njerëzit që i kundërshtojnë muralet e kriminelëve e jo ata që i bëjnë ato murale. Kjo pasi dje aktivistja serbe Aida Corovic është sulmuar pasi kishte gjuajtur me vezë një mural të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq që gjendet në Beograd.

Tadiq ka shprehur përkrahjen për aktivisten duke thënë se kjo është praktikë në regjimin e Vuçiqit.

“Në Serbinë e Vuçiqit nuk arrestohen ata që bëjnë murale të kriminelëve të luftës dhe festojnë për ta por ata që i kundërshtojnë këto murale. E përkrahi Aida Coroviqin dhe të ata që kanë kurajo të kundërshtojnë regjimin që i feston krimet”, ka shkruar ai në Twitter.

Dje disa aktvistë serbë në Beograd janë sulmuar nga policë civilë pasi kishin hedhur vezë drejt një murali të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.

Një grup i protestueve është mbledhur në qendër të qytetit duke kërkuar heqjen e muralit të Ratko Mlladiqit. Murali me fotografinë e Ratko Mlladiqit, i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, ish-komandant i Ushtrisë së Republika Srpska është shfaqur në Beograd. Një ditë më pas një person i panjohur kishte vizatuar gjakun në duart e Mlladiqit, duke aluduar në krimet që ai ka kryer në Bosnje e Hercegovinë.

Share This Article