Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri mbrëmë në RTK ka thënë se Qeveria Kurti nesër do të bie dhe se votat do të jenë të mjaftueshme.Sipas Tahirit, mandatin e kryeministrit do ta marrë Avdullah Hoti i LDK-së.
“Qevera Kurti do të bjerë. Votat janë të mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë. Qeveria Kurti rrëzohet. E vazhdon punën si qeveri në dorëheqje. Në bazë të Kushtetutës, presidenti ia jep mandatin LDK-së, Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.
LDK do ta udhëheqë Qeverinë e ardhshme që vendi të mos shkojë në zgjedhje. Menjëherë javën tjetër pres formimin e Qeverisë me Avdullah Hotin si kryeministër”, tha ai.