Marrëveshja e nënshkruar me shtetin shqiptar respekton të gjitha rregullat e komunitetit, shumë të ndryshme nga marrëveshje të tjera që janë bërë nga vende të tjera, deklaroi të mërkurën ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili ndodhet në një takim të ministrave të G7-s në Tokio, njofton ATSH.
”Ajo ka qëllim të garantojë siguri maksimale në mënyrë që ata që nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë të drejtë të hyjnë në Itali të mund të kthehen në vendet e origjinës”, theksoi ai.
“Ata mund të shkojnë në ato porte vetëm me anije ushtarake italiane dhe jo me ato të OJQ-ve. Në ato qendra mund të shkojnë vetëm persona që nuk janë të mitur apo gra shtatzëna”, nënvizoi ai.
”Është një marrëveshje e shkruar në pajtueshmërinë e plotë me rregullat e komunitetit dhe besoj se është një zgjedhje pozitive”, përfundoi Tajani, i cili ndodhet në një takim të ministrave të G7-s në Tokio.