Mbi 150 persona kanë humbur jetën dhe 140 të tjerë janë shpallur të humbur në Vietnam, për shkak të goditjes nga tajfuni Yagi. Rreth 210.000 hektarë të mbjella u shkatërruan, thanë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë.
Për shkak të rrëshqitjes së dheut, 22 persona humbën jetën dhe 73 janë të zhdukur në provincën Lao Cai.
Para se të godiste Vietnamin, tajfuni la 24 të vdekur në Kinën jugore dhe Filipinet.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se ndërsa bota ngrohet, tajfunet mund të sjellin shpejtësi më të madhe të erës dhe reshje më intensive.