Tajfuni Yagi godet Azinë, dhjetëra të vdekur në Vietnam, Kinë dhe Filipine (video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tajfuni Yagi, më i forti që goditi Azinë këtë vit, u dobësua në një stuhi tropikale dje, pasi goditi Vietnamin verior, provincën Hainan të Kinës dhe Filipinet, duke shkatuar dhjetëra viktima, sipas raporteve paraprake.

Shërbimi i motit i Vietnamit paralajmëroi se kishte ende rreziqe për përmbytje dhe rrëshqitje të dheut pasi stuhia, më e forta që ka goditur vendin në dekada, u zhvendos drejt perëndimit.

Të paktën tre njerëz humbën jetën në Hanoi, një qytet me 8.5 milionë banorë. Katërmbëdhjetë njerëz kanë humbur jetën deri më tani në Vietnam, sipas raporteve, duke përfshirë katër në një rrëshqitje dheu në provincën Hoa Binh, rreth 100 kilometra në jug të Hanoi.

Katër persona humbën jetën në ishullin jugor kinez të Hainan, sipas përditësimit të fundit nga autoritetet lokale.

Agjencia e Mbrojtjes Civile e Filipineve, vendi i parë që u godit nga Yagi tha se 20 persona kanë humbur jetën dhe 22 persona të tjerë janë ende të zhdukur. 

Share This Article