Tajlanda dhe Kamboxhia drejt bisedimeve për t’i dhënë fund lufimeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presioni ndërkombëtar po rritet ndaj Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i dhënë fund përleshjeve kufitare që kanë detyruar mbi 100,000 persona të largohen nga banesat e tyre, në prag të një takimi të nivelit të lartë sot  mes liderëve të dy vendeve .

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në një postim  dje në rrjetin X  duke njoftuar se zyrtarë të Departamentit të Shtetit ndodhen në Malajzi për të mbështetur përpjekjet për paqe.

Rubio dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë zhvilluar biseda me homologët e tyre në Tajlandë dhe Kamboxhia, tha sekretari i shtetit. “Duam që ky konflikt të marrë fund sa më shpejt”, shtoi ai.

Luftimet e ashpra shpërthyen të enjten në kufirin tajlandezo-kamboxhian dhe kanë vazhduar që prej atëherë, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur në të dyja palët. Secila palë fajëson tjetrën për nisjen e dhunës.

Një samit mes kryeministrit kamboxhian Hun Manet dhe kryeministrit të përkohshëm tajlandez Phumtham Wechayachai pritet të zhvillohet sot pasdite në Putrajaya, Malajzi, që aktualisht mban presidencën  e radhës të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Hun Manet shkroi në Facebook se zyrtarë kinezë do të marrin gjithashtu pjesë. “Takimi është organizuar nga Malajzia dhe bashkëorganizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.

Share This Article